Maqedoni: Rriten çmimet e produkteve industriale në tregun vendor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në dhjetor të vitit të kaluar, çmimet e shitjes së produkteve industriale në tregun e brendshëm ishin më të larta për 0.5 për qind në bazë mujore dhe me 1.8 për qind në bazë vjetore, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Në dhjetor të vitit 2020, krahasuar me nëntorin e vitit 2020, çmimet e shitjes së prodhimeve industriale ishin më të larta në grupet Energji me 1 për qind, produktet e konsumit jo të qëndrueshëm me 0,5 për qind dhe produktet intermediare përveç energjisë me 0,4 për qind.

Sipas ESHS, në dhjetor të vitit 2020, krahasuar me dhjetorin e vitit 2019, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun e brendshëm janë më të larta në grupet Energji me 8 për qind, produkte të qëndrueshëm të konsumit me 4,5 për qind dhe produkte të konsumit jo të qëndrueshëm me 0,8 për qind dhe mallrat kapitale me 0.3 për qind.

Maqedoni: Rriten çmimet e produkteve industriale në tregun vendor shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy