Maqedoni: Rriten kapacitetet spitalore për pacientët me COVID-19, 14.661 raste janë aktive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend arriti në 14.661. Më shumë se 900 pacientë u shtruan në spital në të gjithë klinikat dhe spitalet e vendit.

Për shkak të numrit në rritje të personave të infektuar që kanë nevojë për shtrim në spital dhe mbipopullimit të ambienteve spitalore, që nga dje, klinikat e brendshme të Qendrës Klinike janë në dispozicion për trajtimin e pacientëve. Klinika për Pulmonologji dhe Alergologji ka në dispozicion 150 shtretër për mjekim të pacientëve të infektuar me coronavirus. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë vizitës së tij në këtë klinikë, theksoi se ky projekt, i cili rrit kapacitetin akomodues për pacientët e infektuar me Covid 19, nuk do të prishë funksionimin normal të të gjitha këtyre klinikave.

Në mënyrë që të mjekohen më mirë pacientët e infektuar me Covid-19, Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit informoi dje se gjithsej 187 njësi të plazmës rikuperuese ishin dhënë për mjekim të pacientëve të infektuar me Covid-19. Nga këto, 98 njësi përmes dhurimit standard dhe 89 njësi të plazmës rikuperuese përmes procedurës së aferezës së gjithsej 38 dhuruesve. Gjithsej 136 dhurues dhuruan plazmë, me të cilën janë mjekuar rreth 170 pacientë me Covid-19./Telegrafi/

Maqedoni: Rriten kapacitetet spitalore për pacientët me COVID-19, 14.661 raste janë aktive shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy