Maqedoni: Rritet numri i personave të prekur nga “Skleroza Multiple”, disa pacientë ende pa terapi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çdo vit në Maqedoni, rreth njëqind persona ekzaminohen me sklerozë multiple, ndonëse më shumë se 50 pacientë të tjerë nuk janë as në listë të pritjes për të marrë terapinë e duhur.

Bëhet fjalë për të rinjtë, të cilët nëse vazhdojnë pa terapi, ekziston rreziku i përparimit të sëmundjes.

Ana Karajanova Dimitrusheva ka 22 vite që jeton me sklerozë multiple.

Është një problem neurologjik, që shfaqet me ngërçe muskulore, bllokim të trupit, dobësime të shqisave apo dhe probleme me koordinimin apo shikimin.

Advertisement

Quhet ndryshe edhe “sëmundja e një mijë njerëzve” sepse sulmon shumë pjesë të trupit.

Sëmundja mund të kontrollohet në mënyrë që të mos përparojë, por kërkon diagnostikim i hershëm dhe terapi e përshtatshme dhe e vazhdueshme.

“Në Maqedoni çdo vit me këtë sëmundje diagnostikohen rreth njëqind pacientë, por jo të gjithë kanë qasje në terapi, sepse klinikat nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për blerjen e barnave të nevojshme”, thonë nga shoqata e pacientëve.

Sipas të dhënave, aktualisht mbi 50 pacientë janë në pritje të terapisë.

Advertisement

“Këta njerëz janë njerëz të rinj, të aftë për punë, të cilët ende mund të kontribuojnë në shoqëri. Nëse këta pacientë mbeten pa terapi, sipas natyrës së sëmundjes ekziston rreziku i përparimit dhe shfaqjes së invaliditetit të pakthyeshëm që nga ana tjetër do të reflektohet me një ngarkesë të konsiderueshme për pacientin dhe familjen e tij, por edhe me ndikim negativ në sistemin shëndetësor dhe ekonomik”, thotë Ana Karajanova Dimitrusheva.

Sipas statistikave, gjithsej rreth 1300 persona në vend kanë sklerozë multiple, prej të cilëve 650 janë në terapi.

Numri i pacientëve të rinjë po rritet, ndërsa çdo vit buxhetet e barnave nuk mjaftojnë.

Maqedoni: Rritet numri i personave të prekur nga “Skleroza Multiple”, disa pacientë ende pa terapi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy