Maqedoni, rritet numri i punëtorëve në industri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Numri i të punësuarve në industri gjatë muajit tetor të vitit 2023, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, është më i madh për 2.9 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit tetor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 0.4 për qind, në sektorin Industria përpunuese ka rritje nga 3.5 për qind, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie nga 5.1 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit tetor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Produktet kapitale për 17.5 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë me 0.2 për qind derisa rënie u vërejt tek Energjia për 4.2 për qind, Produktet intermediare, përveç energjisë 4.1 për qind, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.1 për qind.

Advertisement

Indeksi i numrit të punëtorëve në industri në periudhën janar-tetor 2023, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak është 1,2 për qind.

 

Maqedoni, rritet numri i punëtorëve në industri shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy