Maqedoni: Rritet numri i të infektuarve, të vaksinuarve dhe të vdekurve nga COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendosja e masës për të poseduar certifikatë vaksinimi për hyrje në objektet hotelerike dhe vende tjera, e ka rritur numrin e personave të vaksinuar. Deri dje janë rivaksinuar thuajse gjysmë milion persona.

Por, paralelisht me numrin e të vaksinuarve është rritur edhe numri i infektimeve të reja. Vetëm dje u regjistruan mbi një mijë raste të reja. Gjithashtu ka shënuar rritje numri i personave të vdekur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se 10 përqind e personave që dje kanë dalë pozitiv, kanë qenë të vaksinuar. Gjithashtu 10 përqind e të hospitalizuarve kanë qenë të vaksinuar.

“Ajo që është inkurajuese është se nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve, që dje arriti në 600,000, shumë pak janë infektuar. Numri matet në promil 0.002, që do të thotë se problemi kryesor është në numrin e qytetarëve që nuk janë të vaksinuar. Ne nuk kemi aspak problem me ata që vaksinohen, edhe në vendet e tjera ata sëmuren, por rreziku i vdekjes është 20 herë më i ulët nëse dikush që vaksinohet sëmuret”, tha Filipçe.

Advertisement

Ndryshe, nga 1 shtatori, të gjithë turistët vendas dhe të huaj që dëshirojnë të hyjnë ose dalën nga RMV do të duhet të posedojnë certifikatë vaksinimi, test negativ PCR, ose vërtetim se janë shëruar nga COVID-19 (jo më të vjetër se 45 ditë)./Telegrafi/

Maqedoni: Rritet numri i të infektuarve, të vaksinuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy