27 janari – Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të viktimave të Holokaustit – u shënua me ngjarjen tradicionale në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Në këtë ngjarje, Sekretari Shtetëror në MPJ, Filip Tosevski, ambasadorja e shtetit të Izraelit, Simona Frankel, ambasadorja e Republikës së Kroacisë në cilësinë e kryesueses së IHRA-s, Nives Tiganj dhe nënkryetarja e Komuniteti Hebraik në Maqedoninë e Veriut, Radojka Helman Denkovska mbajtën fjalimin e hapjes në këtë ngjarje
Në prani të përfaqësuesve të korit diplomatik, ngjarja u mbyll me panel diskutimi me temë: Edukimi i të rinjve për Holokaustin, mes studentëve dhe profesorit universitar, Misho Dokmanoviq dhe Maja Susha, nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve Maqedonisë së Veriut.
The post Maqedoni, shënohet dita ndërkombëtare e përkujtimit të holokaustit appeared first on Telegrafi.