MPJ: Maqedonia e Veriut është pranuar si anëtare e plotë e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kryesimit grek me Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA), nga data 2-10 nëntor 2021, u mbajtën mbledhjet plenare (online #IHRAfromThessaloniki), në të cilën njëzëri u sjell vendimi për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e plotfuqishme e 35-të e IHRA.

“Delegacioni i Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga ambasadori Jovan Tegovski, Koordinator Nacional për IHRA, prezantoi aplikacionin në të cilin janë paraqitur rezultatet dhe aktivitetet në fushën e përkujtimit, edukimit dhe hulumtimit të Holokaustit në vendin tonë. Austria dhe Greqia si vende mentore në procesin e anëtarësimit i dhanë mbështetje të fortë dhe të qartë anëtarësimit të vendit tonë në IHRA, dhe aplikimi u vlerësua shumë pozitivisht nga vendet tjera anëtare të IHRA dhe u shprehën notat më të larta për rezultatet konkrete të arritura në këto fusha”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Maqedonisë.

Nga MPJ theksojnë se anëtarësimi i plotë i Republikës së Maqedonisë së Veriut në IHRA paraqet një valorizim të politikave të Qeverisë dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për të kujtuar 7,144 viktimat herreje-maqedonase të Holokaustit, promovimin e edukimit dhe hulumtimit të Holokaustit, luftën kundër antisemitizmit, mohimin dhe shtrembërimin. fjalimin, si dhe promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut.

“IHRA është një organizatë ndërqeveritare e cila paraqet platformë ku përfaqësues të qeverive të shteteve anëtare, ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë shkëmbejnë ide dhe përvoja mbi politikat dhe aktivitetet specifike në fushën e përkujtimit të Holokaustit, edukimit dhe hulumtimit, dhe së fundmi në fushën e gjenocidit ndaj romëve. Organizata po fiton një rol gjithnjë e më shumë ndërkombëtar dhe rëndësia e saj manifestohet në aktivitetet e saj në luftën kundër antisemitizmit, mohimit dhe shtrembërimit të Holokaustit, gjuhës së urrejtjes, diskriminimit, ksenofobisë dhe racizmit. Përveç vendit tonë, IHRA ka një numër të madh shtetesh anëtare të BE-së (25), SHBA, Izrael, Kanada, Argjentinë, Australi etj., si dhe disa partnerë të përhershëm ndërkombëtarë – OKB/UNESCO, Këshilli i Evropës, OSBE/ ODIHR, Komisioni Evropian dhe të tjerë”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Advertisement

 

 

 

MPJ: Maqedonia e Veriut është pranuar si anëtare e plotë e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy