Maqedonia për herë të parmë merr pjesë në Samitin e NATO-s si anëtare e plotë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Bruksel mbahet Samiti i NATO-s, në të cilin Maqedonia për herë të parë merr pjesë si anëtare e plotë.

“Krah për krah me aleatët tanë, ne jemi plotësisht të përkushtuar për sigurinë kolektive. Sepse ne jemi NATO. Ne jemi më të fortë së bashku!”, shkruan kryeministri Zoran Zaev në Facebook.

Drejtuesit e 30 vendeve anëtare do të diskutojnë të ardhmen e Aleancës dhe sfidat e saj.

Qëllimi i Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg është që udhëheqësit të rreshtohen me një axhendë “ambicioze” të sigurisë dhe mbrojtjes 2030. Ai do të paraqesë një sërë propozimesh për udhëheqësit, duke përfshirë forcimin e dimensionit politik të Aleancës, si dhe forcimin e mbrojtjes kolektive të vendeve anëtare dhe rezistencën e infrastrukturës.

Advertisement

Joe Biden pritet të riafirmojë angazhimin e Amerikës për mbrojtjen kolektive të 30 aleatëve të NATO-s pasi Trump vuri në dyshim rëndësinë e saj dhe propozoi që Uashingtoni të tërhiqte anëtarësimin e saj në 2018./Telegrafi/

Maqedonia për herë të parmë merr pjesë në Samitin e NATO-s si anëtare e plotë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy