Maqedoni: Shqiptohen 199 masa në trafik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 199 gjoba për shkelje të rregullave në trafik.

“33 masa për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 41 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi”, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar edhe 10 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 17 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve, 12 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 37 të tjera për parkim të parregullt.

Maqedoni: Shqiptohen 199 masa në trafik shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy