Maqedoni: Shumica e veprave penale për shkak të urrejtjes janë në baza etnike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në periudhën prej 1 janar deri 31 dhjetor 2019, Komiteti i Helsinkit ka regjistruar gjithsej 159 incidente dhe vepra penale nga urrejtja, prej të cilave pjesa më e madhe janë në baza të përkatësisë etnike.

Në raportin më të ri për krimin si pasojë e urrejtjes për vitin 2019, thuhet se rritja e numrit të incidenteve në baza etnike ka arritur në shifra alarmante prej 86 përqind nga të gjitha incidentet e regjistruara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raport thuhet se të gjitha incidentet kanë ndodhur në mes përfaqësuesve të bashkësisë etnike maqedonase dhe shqiptare, ndërsa më shqetësues është fakti se shumica e viktimave ose kryersëve të këtyre incidenteve janë adoleshent.

Ndërsa sa u përket incidenteve të shkaktuara për shkak të përkatësisë politike, nuk janë të përfshirë njerëzit si viktima./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni: Shumica e veprave penale për shkak të urrejtjes janë në baza etnike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy