Maqedoni: Sindikata e pavarur e policisë kërkon që kërkesat e tyre të futen në programin qeveritar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sindikata e pavarur e policisë kërkon nga kryeministri i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën në vijim t’i sublimojë të gjitha kërkesat e tyre dhe t’i inkorporojë në programin e Qeverisë.

“Sindikata e pavarur e policisë, kryeministrin e ardhshëm e porositë që me shumë kujdes t’i shqyrtojë të gjitha konferencat për shtyp, të gjitha kërkesat, me shkrim, me gojë, telefonike, mediale etj. të cilat ishin parashtruar nga ana e Sindikatës së pavarur të policisë, t’i inkorporojë në punën e tij në mënyrë që sa më shpejtë të mund të vijmë afër pragut të linjës me të cilën mund të themi se ja po i afrohemi funksionimit të shtetit dhe afrimit drejt standardeve përballë BE-së”, deklaroi sot Goce Dellçev nga Sindikata e pavarur e policisë.

Në të kundërtën, sipas tij, do të ndodhë vetëm thellim i problemeve me të cilat, siç tha, nëpunësit policorë në kuadër të MPB-së janë përballur dhe po përballen.

Dellçev paralajmëroi se nga Sindikata e pavarur e policisë do të vazhdojnë të parashtrojnë kërkesa të caktuara me shkrim edhe në Gjykatën kushtetuese për rishqyrtim të shumë çështjeve që për momentin funksionojnë në MPB.

Advertisement

Dellçev theksoi se nuk guxon të ndodhë ndryshim i marrëveshjes kolektive në kuadër të MPB-së, siç ishte bërë në dhjetor të vitit 2021, pa kurfarë konsultimesh paraprake, marrëveshje dhe komunikime me të punësuar të[ tjerë dhe me sindikatat e tjera në kuadër të MPB-së.

Sipas tij, në atë marrëveshje kolektive nën sindikatë nënkuptohet Sindikata policore e Maqedonisë, sepse, siç deklaroi Dellçev, në kuadër të Regjistrit qendror dhe në MPPS nuk është regjistruar vetëm Sindikata policore e Maqedonisë, dhe nuk është vetëm ajo sindikatë reprezentuese.

Maqedoni: Sindikata e pavarur e policisë kërkon që kërkesat e tyre të futen në programin qeveritar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy