Maqedoni, sindikatat kërkojnë përgjegjësi penale për firmat që kanë marrë subvencione dhe nuk kanë paguar punonjësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Punëdhënësit, të cilët, në vend të llogarive të punonjësve, paratë e marra nga shteti i kanë futur në xhepat e tyre të përgjigjen penalisht. Kjo është kërkesa e sindikatave.

Sindikatat dhe aktivistët e të drejtave të punëtorëve kërkojnë që Prokuroria Themelore Publike të ngrejë padi kundër të gjithë pronarëve të kompanive që kanë marrë para nga shteti për të subvencionuar pagat, por që nuk ua kanë paguar punëtorëve rrogat për muajin prill dhe maj. Për më tepër, sindikatat kërkojnë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike që punëdhënësit e papërgjegjshëm të marrin gjoba dhe t’i kthejnë paratë.

Dje në opinion pati reagime të shumta pas njoftimit të DAP-it se 708 kompani punëtorëve nuk u kanë paguar rroga minimale për muajt prill dhe maj edhe pse paratë i kanë marrë nga shteti. Mbi 1700 të punësuar mbetën pa para në kohë pandemie, ndërsa 52 mijë punëtorë që kanë punuar në 4 mijë kompani nga pronarët e tyre kanë marrë rroga më të ulëta se minimalja edhe pse Qeveria ua ka transferuar shumën e plotë prej 14 500 denarë.

“Të dhënat për kompanitë që kanë marrë mbështetje financiare dhe nuk e kanë shfrytëzuar detyrimin e pagesës së rrogave do të dërgohen në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë, si bartës i masës dhe pagues i mbështetjes financiare prej ku të njëjtit edhe do të publikohen”- deklaroi Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP-it.

Advertisement

Nga DAP informojnë se pronarët që janë përpjekur të përfitojnë në shpinë të punëtorëve janë nga veprimtaritë; ndërtimtari, tregti me pakicë, sektori i transportit, përgatitja e ushqimit dhe biznese të ngjashme të vogla si dhe një medium.

Maqedoni, sindikatat kërkojnë përgjegjësi penale për firmat që kanë marrë subvencione dhe nuk kanë paguar punonjësit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy