Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.325 testime për coronavirus, ndërsa vetëm 3 raste kanë rezultuar pozitiv.

Që të tre rastet janë në qytetin e Shkupit.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 45 pacientë të shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.272, prej të cilëve 148.709 janë shëruar, ndërsa 5.413 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (31 maj) është 1.150./Telegrafi/

Maqedoni: Sot 5 viktima dhe 3 raste të reja me COVID-19 shkruan Telegrafi.