Maqedoni: Sot fillon debati mbi propozim-buxhetin për vitin 2022

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të fillojë debati mbi propozim-buxhetin për vitin 2022. Sipas njoftimit nga Kuvendi, propozim-buxheti është vënë në rend dite të Komisionit për Financim dhe Buxhet, mbledhja e të cilit është caktuar për në ora 11:00.

Propozim-buxheti përveç se në Komisionin për financim dhe buxhet duhet të shqyrtohet edhe në Komisionin Juridiko-ligjvënës.

Buxheti duhet të miratohet jo më vonë se 31 dhjetori i këtij viti.

Shpenzimet totale janë parashikuar në 272.4 miliardë denarë (3.885 miliardë euro) ose 32 për qind të BPV-së, ndërsa të hyrat në 238.9 miliardë denarë (4.4 miliardë euro) ose 30.9 për qind nga BPV.

Advertisement

Të ardhurat totale janë 7.4 për qind më të larta se në vitin 2021, ndërsa shpenzimet rriten me 1.4 për qind krahasuar me shpenzimet e vitit 2021, por janë më të ulëta si përqindje e BPV-së në krahasim me vitin 2021.

Deficiti është në nivelin prej 33.5 miliardë denarë (545 milionë euro) ose 4,3 për qind nga BPV-ja, ndërsa norma e inflacionit është parashikuar të jetë 2.4 për qind dhe pritet që në gjysmën e dytë të vitit të zvogëlojë presionin e shkaktuar nga kriza energjetike./Telegrafi/

Maqedoni: Sot fillon debati mbi propozim-buxhetin për vitin 2022 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy