Maqedoni: Stabilizohet situata në minierën e Suvodollit pas përmbytjeve të djeshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reshjet e forta të shiut dhe breshëri i ditës së djeshme shkaktuan vërshime dhe pellgje të mëdha ujëmbledhëse në minierën e Suvodollit, prej nga sillen sasitë më të mëdha të thëngjillit në REK Manastir.

Stuhia që goditi ditën e djeshme zonën e minierës ka shkaktuar vështirësi të mëdha në fushën e gërmimit dhe në pozicionet ku ndodhen ekskavatorët e mëdhenj dhe sistemet e transportit të qymyrit.

Kombinati po punon aktualisht me të gjitha burimet njerëzore dhe teknike që ka për të rehabilituar situatën dhe nxjerrjen pa probleme të qymyrit, i cili është normalizuar, por që zhvillohet në kushte të vështira.

Fabrika ka pasur përvoja të pakëndshme nga reshjet e dendura të shiut edhe në të kaluarën.

Advertisement

Dy vjet më parë, stuhitë e forta dhe shiu përmbytën plotësisht fushat e gërmuara me thëngjill dhe paralizuan ekskavatorët dhe makineritë e tjera, pas së cilës u desh shumë kohë për të nxjerrë ujin dhe baltën e krijuar.

Maqedoni: Stabilizohet situata në minierën e Suvodollit pas përmbytjeve të djeshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy