Maqedoni, taksistët të prekur nga shtrenjtimi i naftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Maqedoninë e Veriut dukshëm ka filluar të ndjehet shtrenjtimi i naftës. Të dhënat nga faqja zyrtare e Komisionit Rregullator për për qytetarët informojnë se çmimi i derivateve të naftës muajve të fundit ka pësuar rritje prej 20 deri 30 për qind. Kjo rritje e çmimit të naftës parashihet si goditje e re për kompanitë e taksive dhe të gjithë punonjësit e tjerë të taksive. Ato ndjehen të rrezikuar nëse çmimi i naftës vazhdon të ketë rritje të vazhdueshme.

Taksistët thonë se do të kërkojnë që starti i taksimetrit të rritet për 20 denarë më shumë, që do të thotë, nga starti prej 50 denarëve të bëhet në 70 denarë. Ata theksojnë se çmimi aktual i sjell vetëm humbje taksistëve dhe asnjë përfitim më shumë. Ndërsa shtojnë se kërkesa tashmë është bërë gati, dhe vetëm pritet që stafi i ri i këtij këshilli përgatitor që të fillojë punën.“Shumë njerëz u larguan për shkak të pandemisë së Kovid-19, duke kaluar në aktivitete të tjera ku nuk kishte kohë joproduktive nga puna me taksi. Jemi reduktuar për gati 50 për qind sa i përket ngarkesës, numrit të punëtorëve dhe numrit të automjeteve që shfrytëzohen për taksi”, tha Gligor Arsov nga shoqata e taksistëve.

Po ashtu edhe Agim Kadriu, taksist nga Shkupi, për KOHA thotë se në kohë pandemie, në vend që të ruhet një ekonomi stabile, shteti edhe më shumë vështirëson xhepin e qytetarëve. “Tërë ditën punojmë vetëm për të siguruar një mbijetesë familjare, por shteti në vend se të sigurojë mirëqenie ekonomike në kohë pandemie për qytetarë sidomos për ne taksistët, ata edhe më shumë na vështirësojnë jetën. Rritja e naftës deri në këtë nivel për ne është kapitulim total, pothuajse e mbërrin 80 denarë për litër. Kjo rritje e çmimit është marramendëse dhe shumë e rrezikshme për ne taksistët. Shpresoj të ketë zgjidhje konkrete sepse kështu shumë shpejtë qyteti do të ngelë pa taksistë”, potencon Kadriu. Ai mes tjerash thotë se përpos shtrenjtimit të naftës, taksistët kanë harxhime të tjera sikurse janë mirëmbajtja e automjeteve të cilat kërkojnë përkujdesje, përpos kësaj edhe pandemia ka bërë që në këto kushte taksistët të rrezikojnë shëndetin e tyre duke bartur shumë klientë.

Nga ana tjetër thuhet se vetëm vitin e kaluar, numri i taksive u përgjysmua, nga 300 në 150 taksistë, kështu që ky reduktim drastik do ta vështirësojë edhe më tepër profesionin e tyre si taksistë. Kjo rritje e re e naftës aspak nuk shkon në favor të qytetarëve të cilët mendojnë se kjo do të godasë edhe më tepër xhepin e zbrazët tashmë të tyre. Unifikimi i automjeteve dhe vendosja e targave të verdha do të vendosë rregull në transportin taksi, i cili për momentin, krahas rritjes së karburantit dhe krizës së koronës, ka një goditje të rëndë nga konkurrenca e pandershme nga taksistët e paligjshëm të cilët veprojnë gjithandej. (koha.mk)

Advertisement

Maqedoni, taksistët të prekur nga shtrenjtimi i naftës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy