Maqedoni: Të dielën pritet të mbërrijnë tre mijë vaksina tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas informacioneve që i ka kryeministri Zoran Zaev, të dielën në RMV, përmes DHL-së duhet të mbërrijnë 3000 vaksinat e para të blera.

“Çdo ditë presim informacion konkret kur do të mbërrijnë vaksinat. Tani kam informacion konkret kur do të mbërrijnë por si të them, nëse nuk mbërrijnë? Të dielën i presim tre mijë vaksinat e para që do të vijnë përmes DHL-së, ndërsa ministri organizohet me ambasadorin t’i presë dhe ato të lëshohen”, deklaroi Zaevi duke u përgjigjur në ypetjen e gazetarëve pas vizitës së kopshtit të rikonstrukuar në Karposh.

Ai përkujtoi se gjatë ditës së djeshme edhe Ministria e Shëndetësisë publikoi se janë konfirmuar 21 mijë vaksina nga Pfizer.

Zaev shtoi se marrëveshja përfundimisht është konfirmuar, pas të gjitha pyetjeve të cilat i shtruan shërbimet e tyre.

Advertisement

Zaevi informoi se ka edhe oferta të reja për furnizim të vaksinave të AstraZeneca, të cilat, siç tha kanë sasi më të qëndrueshme. Paralajmëroi se gjatë ditës do të bisedojë me përfaqësues britanikë të nivelit më të lartë që të shihet nëse mundet për shtatë deri dhjetë ditë të mbërrijnë edhe ato vaksina./Telegrafi/

 

Maqedoni: Të dielën pritet të mbërrijnë tre mijë vaksina tjera shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy