Maqedoni: U pickua nga grerëzat, 60 vjeçari përfundon në koma

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 60 vjeçar nga fshati Reçan i Velesit, i gjithi është pickuar nga grerëzat dhe ka rënë në gjendje kome, më pas me autoambulancë është dërguar në spitalin e Velesit.

Mjekja Milka Panova nga Ambulanca e Velesit tha për Agjencionin Informativ të Maqedonisë se pacientin e kanë pranuar në ora 11:05 dhe kur ka arritur në spital, personi ka qenë në gjendje kome dhe pa shenja jete, me pickime të shumta nga grerëzat në duar, fytyrë dhe pothuajse në të gjithë pjesën e ekspozuara të trupit.

“Menjëherë e kemi rikthyer në jetë dhe i kemi dhënë terapinë e duhur, sepse është evidente se personi është alergjik ndaj grerëzave dhe në gjendje kome, menjëherë me autoambulancën tonë e kemi dërguar në spitalin e Velesit”, informon mjekja Panova.

Zëdhënësja e Spitalit të Përgjithshëm Veles, mjekja Elena Levkova-Kyulumova, tha se personi është sjellë në gjendje të rëndë, por pas marrjes së ndihmës mjekësore dhe vëzhgimit disaorësh, i është kthyer vetëdija dhe është liruar nga spitali i Velesit në shëndet të mirë.

Advertisement

Mjekja Panova nga ambulanca thotë se pickimet nga grerëzat, bletët, dhe insektet e tjera janë të shpeshta në muajt e verës.

Disa nga të dëmtuarit thërrasin vetë ambulancën, ndërsa ka nga ata që kalojnë menjëherë në gjendje të rëndë, për të cilët rasti raportohet nga të afërmit, miqtë dhe kalimtarët e rastit.

“Rekomandohet që qytetarët të kenë kujdes se ku dhe si lëvizin, e veçanërisht ata që janë alergjikë ndaj grerëzave dhe insekteve të tjera, të mbajnë terapinë e nevojshme për të mbrojtur jetën e tyre. Disa nga alergjikët që nuk mbrohen, fatkeqësisht përfundojnë me fatalitet”, paralajmëron mjekja Panova.

Ajo bën me dije se sivjet nuk ka pasur shumë raportime për kafshime nga gjarpërinjtë apo grerëzat si në verërat e kaluara kur më së shumti kafshoheshin personat që punonin në ara.

Advertisement

The post Maqedoni: U pickua nga grerëzat, 60 vjeçari përfundon në koma appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy