Maqedoni: Ulje e prodhimit industrial në gjashtë muajt e parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prodhimi industrial në qershor të këtij viti në raport me qershorin e vitit të kaluar shënon rënie prej 15,1 për qind, përderisa për periudhën janar – qershor të këtij viti në raport me atë periudhë të vitit të kaluar ka ulje prej 14,6 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistika.

Sipas të dhënave të publikuara, prodhimi industrial në sektorin xehtari dhe nxjerrje e gurëve në qershor 2020, në raport me qershorin 2019, shënon rënie prej 12,5 për qind, në sektorin industri përpunuese rënie prej 14,6 për qind, ndërsa në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rënie prej 22 për qind.

Ulja në sektorin industri përpunuese është rezultat, para së gjithash, i uljes së prodhimit të zvogëluar të prodhimeve të duhanit, tekstilit, prodhimit të prodhimeve të tjera jometale minerale, prodhimit të metaleve, të prodhimeve të fabrikuara nga metali, përveç makina dhe pajisje, prodhimit të pajisjes elektrike, të papërmendur në vend tjetër dhe prodhimit të automjeteve motorizuese.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në qershor 2020, në krahasim me qershorin 2019, shënon rënie tek energjia për 24 për qind, prodhimet intermediare, përveç energjisë për 10,7 për qind, prodhimet kapitale për 22,5 për qind, prodhimeve të qëndrueshme për konsum të gjerë për 41,5 për qind dhe prodhimeve të paqëndrueshme për 8,2 për qind.

Advertisement

Maqedoni: Ulje e prodhimit industrial në gjashtë muajt e parë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy