Maqedoni: Ushtria do ta ndihmojë MPB-në në sigurimin e spitaleve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë mbrëmë e ka pranuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për angazhimin e pjesëtarëve të Armatës në sigurimin e spitaleve, si ndihmë shtesë për pjesëtarët e MPB-së.

Qeveria vendosi që për këtë të kërkojë pajtueshmëri nga presidenti i shtetit dhe komandant i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski.

Ai javën e kaluar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë shprehu gatishmëri, nëse Qeveria kërkon që ushtarët të vendosen si ndihmë logjistike për luftën ndaj pandemisë./Telegrafi/

The post Maqedoni: Ushtria do ta ndihmojë MPB-në në sigurimin e spitaleve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy