Maqedoni, vazhdon greva në arsim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maqedoni, vazhdon greva në arsim

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov sot pasdite u shpreh se pas shqyrtimit të ofertës nga qeveria, është marrë vendim që të vazhdohet me grevat.

Në ofertë është përfshirë rritja për 10% e mësimdhënësve, ndërsa kjo sipas tij, bën dallimin e inflacionit dhe jo rritjen e pagës sipas pagës minimale.

“Oferta nuk u pranua për shkak se fillimisht është ofertë gojarisht. Nuk ka formë të shkuar. E dyta është se 95% e anëtarësisë u deklarua se nuk dëshiron një ofertë të tillë. Na vjen keq që shkollat do të mbesin vetëm për hyrje dhe jo për mësim”, thonë nga SASHK.


Ministria e Arsimit u bën thirrje arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme që të vazhdojnë mësimin

Advertisement

SASHK vazhdon të mbajë qëndrimet se rritja e pagave duhet të jetë për 18.4%./Telegrafi/

Maqedoni, vazhdon greva në arsim shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy