Maqedoni, vazhdon vaksinimi kundër coronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend ndërsa numri i personave që kanë kërkuar vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk është 448.502 qytetarë.

Në pikat vaksinale në Maqedoni deri dje janë vaksinuar 255.808 qytetarë. Me dozën e parë të vaksinës dje janë vaksinuar 1.477 qytetarë, ndërsa dje 11.431 qytetarë janë rivaksinuar. Në shtet janë aplikuar 442.928 doza vaksinah, ndërsa 187.120 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 42% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine si dhe 35% e popullatës mbi 60 vjet është vaksinuar me të paktën një dozë

“ Regjistrohuni në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement

 

Maqedoni, vazhdon vaksinimi kundër coronavirusit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy