Maqedoni, vetëm dje janë aplikuar mbi 14 mijë vaksina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat vaksinale në Maqedoni.

Deri tani janë aplikuar 175.348 doza të vaksinave kundër COVID-19, ndërsa 25.648 prej tyre janë rivaksinuar.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë aplikuar 14.548 vaksina, ndërsa dozën e parë e kanë pranuar 13.751 qytetarë.

Numri i personave të cilët kanë aplikuar për vaksinim përmes ueb-faqes vakciniacija.mk është 330.513 qytetarë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për aplikim për shkak se kjo është mënyra më e lehtë dhe më shpejtë për të fituar termin për vaksinim./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni, vetëm dje janë aplikuar mbi 14 mijë vaksina shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy