Maqedoni: Viti i ri do të pritet në mënyrë modeste, shkaku i pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ky Viti i Ri do të jetë më modest se vitet tjera për shkak të uljes së standardit. Pagat e qytetarëve shënojnë ngecje kurse çmimet janë rritur ndjeshëm.

Ajo që dikur ishte tradicionale dhe e pashmangshme për tryezën e Vitit të Ri, tashmë është kthyer në luks. Qytetarët e moshuar thonë se do të blejnë ushqime me masë dhe pa shpenzime të panevojshme. Për shkak të pandemisë, shumica e të anketuarve thanë se Vitin e Ri 2022 do ta presin në shtëpi me të afërmit.

“Me familje, në mënyrë modeste në shtëpi. Mendoj se do të jetë e njëjta gjë me njerëzit e tjerë. (Si do të jetë tryeza?) Mish derri, sallatë ruse, kifle. (Çka është shtrenjtuar më shumë?) Mishi, majoneza që sapo e pashë, ishte 124 e tani 139 denarë”.

“Në mënyrë modeste, me familjen. Për shkak të pandemisë, gjithçka do të jetë në shtëpi”.

Advertisement

“Nëse ke para do të festosh, nëse s’ke, nuk do festosh. A kanë njerëzit para? Kanë, fëmijët e mi janë jashtë shtetit, do festojmë. Do të festojmë në shtëpi.

Ndryshe nga të moshuarit, të rinjtë që i takuam në rrugët e Shkupit thonë se duhet të ketë festë të Vitit të Ri. Thonë se nuk kanë frikë nga pandemia. Për të kaluar sa më mirë u nevojitën mbi 2000 denarë.

A ka interes për të festuar Vitin e Ri? Ka interes, po. Ku festohet më shpesh? Nëpër kafene, lokale.

“Duhen 2000-3000 mijë për të kaluar normalisht mirë. Çfarë mund të blihet për 2000-3000 denarë? Ushqim, pije, biletë për në restorant”.

Advertisement

Qeveria ngriu çmimet e ushqimeve bazë që mos të rritet më tepër standardi i jetesës së qytetarëve. Por pjesa më e madhe e produkteve që blinin qytetarët tashmë shiten me çmime shumë më të larta. Të dhënat zyrtare thonë se për një vit shporta e konsumatorit është më e shtrenjtë për 1000 denarë. /Alsat/

Maqedoni: Viti i ri do të pritet në mënyrë modeste, shkaku i pandemisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy