Ministria e Shëndetësisë informon se nëntë banorët e Koçanit të cilët mbrëmë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit, si pasojë e zjarrit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gjithë u liruan në shtëpi.

Nga MSH thonë se pacientët mbrëmë kanë qëndruar në spital për disa orë dhe kanë pranuar terapi me oksigjen.

Nga zjarri në Koçan nuk ka pasur të lënduar me djegie.

Ndërsa sot autoritetet kanë dërguar për ndihmë edhe armatën, ndërsa edhe Bullgaria ka paralajmëruar se do të dërgojë ndihma për shuarjen e zjarreve në RMV./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedoni: Zjarri në Koçan, nëntë banorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkruan Telegrafi.