Maqedonia e Veriut deri të mërkurën pret publikimin e kornizës së bisedimeve me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Korniza e bisedimeve nuk është përfunduar ende dhe nuk është një dokument publik, por versioni i tij pritet të botohet shumë shpejt, ndoshta më 9 ose 10 qershor. Ndërkohë, Konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të zhvillohet këtë vjeshtë. Këto janë parashikimet e diplomatëve të Maqedonisë dhe evropianë, përgjegjës për proceset e integrimit evropian, informon AIM.

Dokumenti nuk do të ndryshojë shumë nga korniza e përgatitur për vendet e tjera të rajonit, përveç se do të integrohet metodologjinë e re, e cila u miratua nga Këshilli Evropian.

Sipas zv. kryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, drafti i versionit të kornizës së bisedimeve mund të pritet më 9 ose 10 qershor. Ai tha në fillim të kësaj jave se do të pasohej nga një raport i shkurtër mbi përparimin në reforma.

Pasi Komisioni Evropian të publikojë draftin e versionit të kornizës së negociatave, vendet anëtare do të paraqesin pozicionet e tyre kombëtare dhe në fund të fundit do të përpiqen të arrijnë një konsensus./Telegrafi/

Advertisement

Maqedonia e Veriut deri të mërkurën pret publikimin e kornizës së bisedimeve me BE-në shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy