Maqedonia e Veriut dhe Egjipti do të bashkëpunojnë në arsimin e lartë dhe shkencën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Maqedonia do të marrë mbështetje në përpjekjet e saj për të avancuar arsimin e lartë nga Egjipti, vend universitetet e të cilit po ngjiten me shpejtësi në rang listën globale ndërsa do të thellohet bashkëpunimi dypalësh në fushën e shkencës dhe kërkimeve”.
Kjo u konfirmua gjatë takimit mes ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, dhe ministrit egjiptian për Arsimin e Lartë dhe Kërkime Shkencore, Mohamed Ajman Ashur, që u mbajt dje në Kajro.

“Trupi punues i përbërë nga përfaqësues që do të emërojnë ministritë përkatëse të të dyja shteteve do të përcaktojë aktivitete konkrete që do të thellojnë bashkëpunimin dhe do të shqyrtohen mundësitë për krijimin e programeve të përbashkëta studimore me diploma të dyfishta. Në fokus do të jenë arsimi i lartë në fushën e mjekësisë dhe shkencave teknike, me theks të veçantë në inxhinierinë kompjuterike dhe bujqësinë”.

“Ministrja Janevska prezantoi ndryshimet që kanë filluar në fushën e arsimit të lartë në Maqedoni, duke theksuar se aktualisht është duke u përgatitur edhe zgjidhje e re ligjore ndërsa efektet e planit të reformës priten në afat mesatar prej 5 vjetësh. Gjithashtu u fokusua në rritjen e konsiderueshme të buxhetit për shkencën dhe financimin e numrit të rritur të projekteve shkencore dhe kërkimore me interes për shtetin dhe opinionin, miratimin dhe zbatimin e Strategjisë për specializim intelegjent të shtetit, ndërsa gjithashtu theksoi se Ministria ka iniciuar procedurë për themelimin e parkut të parë shtetëror shkencoro-teknologjik, i cili do të jetë nën juridiksionin e shtetit”, thonë nga MASH.

Ministri Ashur prezantoi pikat e forta të sistemit të arsimit të lartë egjiptian dhe politikat që ndihmojnë në përshpejtimin e avancimit të universiteteve shtetërore në rangimet ndërkombëtare.

Advertisement

Ai shprehu gatishmërinë që gjatë këtij muaji të formohet trupi punues përmes të dy shteteve, ndërsa herën tjetër do të mbahet takim i drejtpërdrejtë i rektorëve të gjashtë universiteteve shtetërore të Maqedonisë dhe rektorëve të atyre më të shquara egjiptiane, siç është Universiteti i Kajros.

Ai ndau përvojën kombëtare me krijimin e parqeve shkencore dhe teknologjike dhe qendrave të ekselencës, që do të jetë shumë e dobishme për Maqedoninë për të realizuar të njëjtin qëllim.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy