Maqedonia e Veriut dhe Turqia thellojnë bashkëpunimin doganor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia dhe Turqia do ta forcojnë bashkëpunimin ekonomik përmes sigurimit të kushteve më të favorshme për bashkëpunim doganor si dhe do të punojnë në nënshkrimin e memorandumeve të reja për bashkëpunim të ndërsjellë mes dy vendeve. Kështu u dakorduan sot gjatë një takimi që pati Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska me Ministrin e Tregtisë të Turqisë, Omer Bolat.

“Maqedonia dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyer politik dhe ekonomik i cili bazohet në një numër të madh të marrëveshjeve të nënshkruara reciproke. Sot në takimin me ministrin Bolat diskutuam dhe ramë dakord se nevojitet bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve doganore të të dy vendeve, ndërsa në këtë drejtim intensifikimi i komunikimit mes tyre në periudhën e ardhshme. Gjithashtu, bëhet fjalë për rinovimin e marrëveshjeve të ndërsjella në përputhje me standardet dhe rekomandimet e reja, ndërsa me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit, tërheqjen e investitorëve dhe lehtësimin e tregtisë”, tha ministrja e Financave.

Ajo potencoi se Qeveria është e përkushtuar për të siguruar rritje të përshpejtuar ekonomike dhe intensifikimin e bashkëpunimit me vendet mike, në mesin e të cilave është dhe Turqia.

Shkëmbimi i shpejtë i të dhënave u vlerësua si prioritet kryesor për të dy vendet.

Advertisement

Takimi u realizua në kuadër të vizitës së punës së ministres në Turqi. Në takim morën pjesë sekretarja shtetërore në MF Andriana Matlioska, Katerina Antovska, shefe e kabinetit dhe këshilltare e veçantë në MF, si dhe drejtorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova, të Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski dhe Drejtorisë së Policisë Financiare, Sllobodan Ivanovski. Nga pala turke ishin prezent, përveç ministrit Bolat dhe zëvendësministrit Mustafa Tuzxhu dhe Sezai Uçarmak, shefi i Drejtorisë për Marrëveshje Ndërkombëtare dhe BE-së, Husnu Dilemre, shefi i Drejtorisë për Dogana Mustafa Gjumush, shefi i Drejtorisë për Kontrollin Doganor, Rexhep Koshal, si dhe këshilltari i ministrit, Mehmet Husejin Bilgin

The post Maqedonia e Veriut dhe Turqia thellojnë bashkëpunimin doganor appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy