Maqedonia e Veriut duhet t’i paguaj 1.7 milionë denarë Verushevskit për paraburgimin në rastin “Puçi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shteti i Maqedonisë e Veriut duhet t’i paguajë 1.7 milionë denarë dëmshpërblim ish-agjentit të inteligjencës, Zoran Verushevski për faktin se ishte detyruar të mbahej në paraburgim për rastin “Puçi”, vendosi Gjykata e Lartë. Në këtë mënyrë gjykata e pranoi pjesërisht kërkesën e tij për rishikimin e kompensimit të dëmit jomaterial për heqjen e pajustifikuar të lirisë dhe cenimin e reputacionit dhe nderit.

“Obligohet i padituri Republika e Maqedonisë së Veriut ndaj paditësit Zoran Verushevski, në emër të dëmit jomaterial për dhimbje psikike të pësuar për shkak të shkeljes së të drejtave personale – nderit, reputacionit dhe lirisë për shkak të privimit të paarsyeshëm të lirisë – paraburgimit, të paguajë kompensim në të holla në shumë prej 1.720.000 denarë”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës së Lartë.

Shteti merr përsipër që Verushevskit t’ia kompensojë edhe shpenzimet kontestimore në procedurë në vlerë të përgjithshme prej 227.642 denarë.

Në vitin 2015, pas publikimit të bombave, Verushevski u ndalua menjëherë, me akuza fillimisht për posedim të paautorizuar të pistoletës zyrtare, e më pas për tradhti të lartë dhe spiunazh, me qëllim që kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski të bindë opinionin se nuk ka përgjuar ai dhe DSK e cila atëherë menaxhohej nga Sasho Mijallkov, por përgjimet kinse i ka bërë Verushevski dhe shërbimet e huaja./Telegraif/

Advertisement

Maqedonia e Veriut duhet t’i paguaj 1.7 milionë denarë Verushevskit për paraburgimin në rastin “Puçi” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy