Maqedonia e Veriut ka blerë naftë ruse për gati gjysmë milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maqedonia e Veriut ka blerë naftë ruse për gati gjysmë milionë euro

Drejtoria shtetërore për rezervat e detyrueshme të naftës ka blerë naftë nga kompania ruse “Lukoil”, tregojnë të dhënat e “Open Finance”.

Sipas informacioneve që janë publike, Drejtoria ka bërë pagesën për prokurimin prej gati gjysmë milioni eurosh më 4 mars.

Megjithatë, marrëveshja është arritur para se të fillonte pushtimi rus në Ukrainë, pra më 9 shkurt. Bëhet fjalë për blerje të Eurodiselit.

Drejtoria ka lidhur kontratë me “Lukoil” në vlerë prej 30 milionë denarë (487.000 euro) dhe kontratë me “Okta” në vlerë prej 120 milionë denarë.

Advertisement

Theksojmë që ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani një javë më parë tha se blerja e naftës nga kompanitë e Rusisë, financon ushtrinë ruse.

“Mendoj se Rusia, Federata Ruse, financohet kryesisht nga burimet e energjisë. Të ardhurat mbizotëruese të Federatës Ruse janë nga burimet e gatshme të energjisë. Sigurisht që blerja e tyre financon ushtrinë ruse, nuk ka asnjë dilemë”, theksoi më herët Osmani./Telegrafi/

Maqedonia e Veriut ka blerë naftë ruse për gati gjysmë milionë euro shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy