Maqedonia e Veriut kërkon zgjidhje me Bullgarinë deri në fund të vitit, ndërsa Sofja pret rezultate konkrete nga Shkupi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet e Maqedonisë mbesin të mendimit se në periudhën e ardhshme në mënyrë aktive do të kërkohet zgjidhje për çështjet e hapura me Bullgarinë. Nga ana tjetër, Sofja thotë se qëndrimi i saj ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar dhe pret rezultate konkrete nga dialogu me Shkupin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një intervistë për “BGNES” dje tha se marrëdhëniet e mira me Bullgarinë dhe perspektiva evropiane për Maqedoninë e Veriut janë pa alternativë. I pyetur se çfarë do të bëjnë autoritetet në Shkup pas qëndrimit të riafirmuar të Bullgarisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, Osmani theksoi se në periudhën e ardhshme do të kërkohet në mënyrë aktive zgjidhje për çështjet politike.

Siç e dini, tha ministri i Jashtëm, Maqedonia e Veriut ishte ana konstruktive për gjetjen e zgjidhjes.

Në periudhën e ardhshme presim që bisedimet të fillojnë pas formimit të qeverisë së re në Bullgari.

Advertisement

“Mendoj se në dhjetor ka një mundësi të mirë për të gjetur një zgjidhje, sepse nuk kemi alternativë tjetër përveç marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë”, tha Osmani.

Në takimin e rregullt të Këshillit për Çështje të Përgjithshme në Bruksel, delegacioni bullgar theksoi se “Republika e Maqedonisë së Veriut ende nuk i plotëson kriteret për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare”.

“Në muajt e fundit, pala bullgare ka propozuar një sërë opsionesh për tejkalimin e çështjeve të hapura me Maqedoninë e Veriut, me qëllim garantimin e të drejtave të qytetarëve me identitet bullgar dhe zbatimin e Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit. Partnerët tanë në RMV duhet të ndërmarrin angazhime specifike detyruese, disa prej të cilave duhet të zbatohen në afat të shkurtër, dhe pjesa tjetër duhet të jetë ndër kërkesat në kuadrin e ardhshëm të negociatave. Derisa kjo të ndodhë, nuk mund të pritet përparim në procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut”, tha shefi i delegacionit bullgar, ambasadori Rumen Aleksandrov.

Presidenti bullgar Rumen Radev dje në një bisedë telefonike me komisionerin për zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi tha se ai pret rezultate konkrete në dialogun me Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Advertisement

Maqedonia e Veriut kërkon zgjidhje me Bullgarinë deri në fund të vitit, ndërsa Sofja pret rezultate konkrete nga Shkupi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy