Maqedonia e Veriut me gati 16 mijë raste aktive me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme, Maqedonia e Veriut regjistroi rekord të ri për nga numri i rasteve të reja me coronavirus me 1,321, Momentalisht në vend ka 15,975 raste aktive ku prej tzre 1,049 janë të hospitalizuar. Sipas të dhënave të djeshme, po ashtu ka pasur rekord për nga numri i testimeve me 3,836 teste, ndërsa përqindja e rasteve të vërtetuara është 34,4.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i pandemisë është 42.540 ku prej tyre 25.353 pacientë dhe 1.212 të vdekur.

Gati gjysma e rasteve aktive janë në Shkup 7.410, ndërsa nga komunat e kryeqytetit më së shumti ka në Aerodrom, Gazi Babë dhe Karposh dhe më pak në Haraçinë.

Raporti i Institutit për Shëndet Publik e që ka të bëjë me periudhën prej 2 deri 8 nëntor tregon se ka rritje prej 25.5 për qind të rasteve të reja.

Advertisement

Gjatë kësaj periudhe, përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit është 37 për qind, dhe po ashtu janë regjistruar edhe 127 vdekje, që është për 41.1 për qind më shumë se java e kaluar.

Në spitalet e Maqedonisë aktualisht shërohen mbi 1.000 persona të cilët janë infektuar me virusin COVID-19 apo dyshohen se janë të sëmurë.

Ndryshe, numri i të infektuarve me coronavirus është mbi 52 milionë, ku prej tyre 36.6 janë shëruar, 14.4 janë raste aktive dhe gati 1.3 kanë humbur jetën./Telegrafi/

Maqedonia e Veriut me gati 16 mijë raste aktive me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy