Maqedonia e Veriut me rastin e pavarësisë ofron hyrje falas për qytetarët në muze, galeri dhe institucione kulturore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të festës së pavarisë së Maqedonisë, Qeveria e vendit do të ofroj hyrje falas në muze, galeri dhe institucione kulturore.

Nga ora 11:00 qytetarët do të mund të vizitojnë lokalitetet arkeologjike “Stobi” dhe “Herakleia”, Muzeun e Ohrit dhe Shtëpinë e Robevcit, muzetë dhe institucionet në Prilep, Shtip dhe Strumicë, muzetë e Kumanovës, Krushevës dhe Gjevgjelisë, si dhe në Tetovë, konkretisht dhe objektin e Galerisë së Arteve.

Në Manastir qytetarët do të kenë mundësi për hyrje pa pagesë në Muzeun e Alfabetit Shqip, si dhe në Muzeun e Maqedonisë Perëndimore në NOV në Kërçovë.

Në Shkup, Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Historisë Natyrore, Muzeu i Luftës së Maqedonisë për Pavarësi, Muzeu i Maqedonisë së Veriut, Muzeu i Artit Bashkëkohor, si dhe Hamami i Daut Pashës dhe Hamami Çifte do të jenë të hapur për vizita.

Advertisement

Përveç vizitave pa pagesë, në kuadër të festës do të ketë dhe shumë aktivitete ditore nga fëmijët, ndjekur nga ushtrimet demonstruese taktike të njësive të Ushtrisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Festa qendrore fillon në ora 19:30, me ç’rast do të flasë kryeministri Dimitar Kovaçevski, e më pas është paraparë edhe program muzikor.

Maqedonia e Veriut me rastin e pavarësisë ofron hyrje falas për qytetarët në muze, galeri dhe institucione kulturore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy