Maqedonia e Veriut përfshihet nga temperaturat e larta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në katër ditët e ardhshme, Maqedonia e Veriut do të përballet me të nxehtë përvëlues dhe temperatura deri në 42 gradë celsius.

I gjithë vendi ndodhet në fazën portokalli.

“Nesër dhe të shtunën temperaturat do të lëvizin nga 35 deri në 41 gradë. Të dielën, në disa vende pritet që temperatura maksimale të arrijë edhe 42 gradë celsius. Këto temperatura të larta definojnë fazën portokalli të alarmit, përkatësisht për rrezik nga temperaturat e larta. Pikërisht për këtë kemi edhe rekomandime nga Ministria e Shëndetësisë. Të dielën, në orët e vona të pasdites pritet ndryshim i vogël i motit që do të shoqërohet me erë të fortë nga veriu”, tha Ivana Petroviç, sinoptike.

Për shkak të temperaturave të larta Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar që të lirohen nga detyrimet e punës grupet më të rrezikuara, siç janë gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë. Në institucionet për kujdes të fëmijëve mos të praktikohet aktiviteti fizik jashtë në periudhën prej orës 11:00 deri në 17:00.

Advertisement

Njësitë e vetëqeverisjes lokale, të ofrojnë ndihmë për të moshuarit, të pafuqishmit dhe të pastrehët. Edhe nga Inspektorati i Punës apelojnë punëdhënësit të respektojnë rekomandimet në të kundërtën do të përballen me masa për ndalesë të kryerjes së veprimtarisë.

“U rekomandoj punëdhënësve t’i përmbahen rekomandimeve sepse janë të rrepta masat të cilat do t’i ndërmerr Inspektorati i Punës. Në rast se konfirmohet se punëdhënësit nuk i respektojnë rekomandimet, në këtë rast do të caktohet masa ndalesë për punë posaçërisht në ato veprimtari të cilat do të jenë lëndë të kontrollit mbikëqyrës e ato janë ndërtimtaria dhe të gjitha ato veprimtari ku procesi i punës realizohet në të hapur”, tha Vesna Tomovska, drejtore e Inspektoratit të Punës.

Pavarësisht rekomandimeve, në shumë objekte ndërtimi punëtorët vazhdonin punën edhe në periudhën që rekomandohet të mos punohet./Alsat/

Maqedonia e Veriut përfshihet nga temperaturat e larta shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy