Dërgesa e parë e vaksinave Pfizer, donacion nga Republika e Serbisë, arriti sot në vendkalimin kufitar Tabanoc. 4.800 vaksinat e para nga 8.000 vaksinat e planifikuara kundër Covid-19 iu dorëzuan Kryeministrit Zoran Zaev nga Presidenti Serb Aleksandar Vuçiq.

Dërgesa e vaksinave nga Serbia duhej të mbërrinte disa ditë më parë, por u shty për shkak të arsyeve teknike, për shkak të harmonizimit të dokumentacionit teknik. Bëhet fjalë për gjithsej 8.000 vaksina nga “Pfizer” që na jep Serbia, dhe të cilat kanë pritur për disa javë për aprovim nga prodhuesi në vend.

Përveç kësaj dërgese, 200.000 doza vaksinash pritet të dorëzohen nga Kina, për të cilën u nënshkrua marrëveshje të hënën.

Deri dje, mbi 40,000 qytetarë kanë shprehur interes për vaksinim përmes aplikacionit online.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministria e Shëndetësisë informoi për AIM se 12.652 persona janë regjistruar për vaksinim përmes mjekëve amë./Telegrafi/

 

Maqedonia e Veriut pranoi dërgesën e parë të vaksinave nga Republika e Serbisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";