Maqedonia ju siguron qëndrim të përkohshëm edhe 67 shtetasve të Afganistanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se një grup prej 67 shtetasish afganë, punonjës të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Fondit Kombëtar për Demokraci (NED) dhe anëtarë të familjeve të tyre arritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

“Duke vazhduar rolin e saj aktiv si vend solidar, Maqedonia e Veriut u siguroi atyre një qëndrim të përkohshëm deri në largimin në një vend të tretë. Ky është pjesë e një operacioni ndërkombëtar për të ndihmuar një popullsi demokratike afgane në rrezik nga talebanët. Pas uljes është kryer procedura standarde me kontroll sigurie dhe mbrojtje dhe test PCR”.

“Civilët do të strehohen përkohësisht në Shkup, ndërsa shpenzimet do të mbulohen plotësisht nga organizatat ndërkombëtare”, thonë nga Qeveria.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut jetojnë 579 shtetas afganë, të cilëve institucionet u ofrojnë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme. Deri më tani nga vendi janë larguar 141 civilë, të cilëve disa shtete të botës u kanë ofruar qëndrim të përhershëm./Telegrafi/

Advertisement

Maqedonia ju siguron qëndrim të përkohshëm edhe 67 shtetasve të Afganistanit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy