Maqedonia mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë sot mori vendim që t’u bashkëngjitet vendeve të Bashkimit Evropian që avionëve rusë t’u ndalohet hapësira ajrore.

“Jemi të vendosur në mbështetjen tonë ndaj Ukrainës dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të ndalojë me sulmet ushtarake”, u shpreh ministri Osmani.

Kujtojmë se fluturime mes Shkupit dhe Moskës kishte aviokompania “Northwind” nga qershori deri në nëntor të vitit të kaluar dhe nga shtatori deri në nëntor mes Shkupit dhe Shën Petersburgut. Linjat u ndaluan për shkak të interesimit të ulët, ndërsa u paralajmërua se dy linjat do të rikthehen në prill.

Ndryshe, aviokompanitë ruse dhe avionët privatë janë bllokuar në disa vende të Evropës./Telegrafi/

Advertisement

Maqedonia mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy