Maqedonia me mbi 7 mijë raste aktive në Maqedoni, më së shumti në kryeqytet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i rasteve aktive momentalisht është 7.275 prej të cilëve 3.508 janë në Shkup. Në Kumanovë ka 424 raste aktive, në Manastir 358, në Prielp 336, Veles 335, Kavadar 281, Shtip 236, Koçani 198, Ohër 191 dhe Tetovë 170.

Sipas të dhënave të djeshme të publikuara, dje ishin regjistruar 550 raste nga 3.029 testime dhe 12 të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë dje po ashtu njoftoi se 1.323 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme deri tani janë përfshirë në skrining dhe gjashtë prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Gjatë ditës së pardjeshme në Maqedoni u aplikuan 3.838 doza vaksinash, prej të cilave 758 janë me dozë të parë, 787 dozë e dytë dhe 2.293 dozë të tretë./Telegrafi/

Advertisement

Maqedonia me mbi 7 mijë raste aktive në Maqedoni, më së shumti në kryeqytet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy