Maqedonia nga SHBA-të do të blejë automjete ushtarake në vlerë prej 210 milionë dollarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç raporton TV21, Agjencia Amerikane për Bashkëpunim në Mbrojtje ka dhënë dritë të gjelbër për shitjen e mundshme të automjeteve luftarake “Striker” dhe pajisje shtesë për Ushtrinë e Maqedonisë.

Për këtë qëllim Qeveria do të duhet të ndajë 210 milionë dollarë, ndërsa Agjencia Amerikane për këtë e ka njoftuar edhe Kongresin amerikan i cili duhet të japë përgjigjen përfundimtare.

Maqedonia e Veriut nga administrata amerikane ka kërkuar furnizimin e 54 automjeteve luftarake “Striker”, edhe atë në tre versione M1126 për bartje të ushtarëve, automjetin komando М1130 dhe automjete në të cilën është montuar minahedhësi me versionin M1129.

Për këto automjete është paraparë edhe furnizim të pajisjeve shtesë si automatikë të kalibrit 12.7 mm, hedhës të bombave të gazit M6 dhe pajisje të tjera./Telegrafi/

Advertisement

 

Maqedonia nga SHBA-të do të blejë automjete ushtarake në vlerë prej 210 milionë dollarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy