Maqedonia pranoi sasinë më të madhe të vaksinave – për kohë të shkurtër do të arrihet imuniteti kolektiv

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Maqedoninë e Veriut sot ka arritur dërgesa më e madhe e vaksinave anti-Covid që prej fillimit të procesit të imunizimit.

500.000 vaksina të prodhuesit kinez “Sinovak”, kanë arritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Nga Ministria e Shëndetësisë deklarojnë, se me këtë sasi të vaksinave pritet përshpejtimi i procesit të arritjes së imunitetit kolektiv.

“500.000 vaksinat e prodhuesit kinez “Sinovak” që sot arritën në vendin tonë, është dërgesa më e madhe e vaksinave deri më tani, ku me realizimin e shkëlqyeshëm të procesit të imunizimit, për një periudhë shumë të shkurtër do të arrijmë në numër të konsiderueshëm të qytetarëve të vaksinuar që do ta përshpejtojë procesin e arritjes së imunitetit kolektiv”, tha sekretarja shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë, Ivanka Stojanoski.

Advertisement

Fjalim ka mbajtur edhe ambasadori i Kinës në vend, Xhang Xuo. Tha se Kina do të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në luftimin e pandemisë.

Vaksinat që kanë arritur sot, do të shpërndahet në të gjitha qytetet e vendit.

Maqedonia pranoi sasinë më të madhe të vaksinave – për kohë të shkurtër do të arrihet imuniteti kolektiv shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy