Mariçiq: 26 shtete anëtare shprehën pakënaqësi me veton bullgare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Këtë herë nuk duhet të shpresojmë për një mrekulli. Drejtimi është i qartë se do të jetë e vështirë të marrësh një vendim për konferencën e parë ndërqeveritare”, tha Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq për “24 Analiza”.

Sipas tij, është një zhgënjim i madh për çdo qytetar të Maqedonisë dhe një dështim i madh i politikës evropiane dhe politikës së tyre në Ballkanin Perëndimor.

“Është mirë që 26 shtete anëtare kanë shprehur fuqimisht pakënaqësinë e tyre me veton Bullgare dhe kanë dërguar një mesazh se është koha që BE të japë dhe të fillojë negociatat. Sjellja e Bullgarisë ka vërtet implikime rajonale. Ne kemi bërë gjithçka dhe vendet e tjera anëtare e njohin atë”, shtoi Mariçiq./Telegrafi/

Mariçiq: 26 shtete anëtare shprehën pakënaqësi me veton bullgare shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy