Mariçiq: Bllokimi është duke e dëmtuar të gjithë rajonin dhe është kundër interesave të BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në margjinat e Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor realizoi takim me ministrin irlandez për Çështje Evropiane, Tomas Birn.

Në takim ishte përçuar mesazh pozitiv për mbështetjen e fuqishme nga Republika e Irlandës për eurointegrimet tona, me besimin se bllokada sa më shpejtë do të hiqet dhe Maqedonia e Veriut së bashku me Shqipërinë do t’i fillojnë negociatat, kumtoi kabineti i Mariçiqit.

Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim e potencoi angazhimin dhe përkushtimin e dialogut për tejkalimin e çështjeve të hapura me Bullgarinë, në 6 muajt e fundit, duke i përsëritur qëndrimet e Qeverisë se nuk ka negociim për gjuhën dhe identitetin maqedonas, ndërsa çdo zgjidhje dhe propozim se duhet të bazohet në vlerat dhe standardet evropiane.

“Bllokimi i të gjithë procesit të zgjerimit e dëmton dhe është kundër interesave të Bashkimit Evropian por edhe rajonit. Ky Samit po ndodhë në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe për BE-në, jo vetëm për shkak të trazirave politike, të sigurisë dhe ato ekonomike në botë por edhe për shkak të ruajtjes së kredibilitetit të BE-së dhe besueshmërisë së politikës së zgjerimit”, tha Mariçiq.

Advertisement

Bashkëbiseduesit në takim kanë biseduar edhe për aktivitetet e planifikuara në kuadër të vizitës së vendit tonë nga Tomas Birn, së bashku me ministren e Çështjeve Evropiane të Republikës së Finlandës, Titi Tupurainen, në kuadër të turneut të tyre ballkanik në fillim të muajit korrik, në të cilin zëvendëskryeministri Mariçiq do të jetë nikoqir.

Mariçiq: Bllokimi është duke e dëmtuar të gjithë rajonin dhe është kundër interesave të BE-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy