Mariçiq: Dëshirojmë të rriten pagat e gjykatësve dhe prokurorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë në konferencën e sotme në Qeveri tha se intenca e masave të tyre dhe politika e tyre është që të rriten pagat dhe askush të mbesë pas, dhe me këtë do të rritet edhe përgjegjësia e gjykatësve dhe prokurorëve publik si dhe administratës gjyqësore dhe prokuroria.

“Kisha mundësi sot për këtë temë të bisedoj me kryetarin e Shoqatës së prokurorëve publikë, prokurorin Todor Vitlarov. Ai më përmendi disa standarde të caktuara ndërkombëtare ku kërkohet të hyrat e prokurorëve dhe gjykatësve të jetë në të njëjtin nivel. Qeveria këtë e vërtetoi dhe intenca është që në bisedimet me Ministrinë e Finanacave ta vërtetojmë që rritja e pagës për 10% të jetë sivjet dhe vitin e ardhshëm për 5%”, tha Mariçiq.

Sa i përket administratës në këtë sektori, ministri Mariçiq theksoi se kanë pasur takim me sindikatat dhe shoqatat dhe janë pajtuar se do të intensifikojnë punën në grupin e punës i cili merret me Ligjin për paga në shërbimet gjyqësore dhe në shërbimet prokuroriale.

“Kemi për obligim që në mënyrë ligjore të vërtetojmë pagat, të hyrat dhe mundësitë për shtesë dhe atje sipas mundësive do të sigurojmë aq sa na lejon buxheti dhe aq sa mundemi sivjet dhe në vitin e ardhshëm”, tha Mariçiq./Telegrafi/

Advertisement

Mariçiq: Dëshirojmë të rriten pagat e gjykatësve dhe prokurorëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy