Mariçiq: Digjitalizimi i gjyqësisë do të thotë edhe shërbime të reja për qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në fjalimin e tij në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Ndryshimet shoqërore në botën globale”, tha se së shpejti në Maqedoninë e Veriut do të arrijnë pajisjet që duhet të instalohen në gjykata, me çka ato plotësisht do të digjitalizohen.

Sipas planit për digjitalizim që tashmë është miratuar nga Qeveria, do të pajisen gati 200 salla gjyqësore, 34 gjyata por edhe salla gjyqësore që po ndërtohet në Idrizovë.

“Qëllimi ynë është gjyqësi më të shpejtë, më të mirë dhe më bashkëkohore dhe kjo do të thotë digjitalizim të procedurave në gjyqësi, komunikim elektroik mes gjykatave dhe institucioneve tjera, por edhe digjitalizim të shërbimeve”, tha Mariçiq

Ai shtoi se digjitalizimi i gjyqësisë është ndër hapat kryesor në reformimin e sistemit, posaçërisht në rritjen e efikasitetit dhe transparencës.

Advertisement

Ministri po ashtu sqaroi se edhe OSBE punon në një platformë funksionale ku do të publikohen të dhënat për punë të gjykatave në lidhje me cilësinë dhe kuantitetin e punës së tyre, përkatësisht caktimin e lëndëve, lëndët e përfunduara, koha e procedurave dhe anulimi eventual.

 

Mariçiq: Digjitalizimi i gjyqësisë do të thotë edhe shërbime të reja për qytetarët shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy