Mariçiq: Është koha që BE-ja t’i vlerësojë arritjet në reforma me datë për negociata

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq u takua me zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Siç njoftojnë nga SÇE, në takim me përfaqësuesit e lartë të qeverisë shqiptare, edhe një herë u vërtetua qëndrimi se dy shtetet nuk heqin dorë nga BE si dhe rëndësinë e mbështetjes së Bashkimit Evropian në procesin integrues të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë.

“Dy vendet mike kanë një rrugë të përbashkët drejt anëtarësimit në familjen evropiane, rrugë në të cilën kemi treguar pjekuri për integrim dhe bashkëpunim rajonal, gjë e cila konfirmohet edhe përmes aktiviteteve të ndërmarra me nismën e Ballkanit të Hapur. Është koha që të vlerësojmë atë që kemi arritur deri më tani në fushën e reformave dhe t’i japim Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë një datë për fillimin e negociatave me Bashkimin, tha zëvendëskryeministri Mariçiç në takimet me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare.

Në takimin me Mazin, kryenegociatorin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE, bashkëbiseduesit ranë dakord që fokusi në periudhën e ardhshme të dy vendeve do të vendoset në sigurimin e gatishmërisë së plotë të administratës shtetërore për procesin e negociatave të anëtarësimit, e cila do të jetë në gjendje të përgjigjet. me metodologjinë e re.. U hap edhe çështja e rivitalizimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Integrime Evropiane nga viti 2012, si dhe mundësia e organizimit të takimit të parë të Komitetit të Përbashkët, të parashikuar nga Marrëveshja e Bashkëpunimit./Telegrafi/

Advertisement

Mariçiq: Është koha që BE-ja t’i vlerësojë arritjet në reforma me datë për negociata shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy