Mariçiq: Gjuha dhe identiteti nuk janë temë në negociatat me Bullgarinë dhe kjo duhet të jetë e qartë përgjithmonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Bisedimet me Bullgarinë zhvillohen në bazë të rezolutës së votuar në Kuvend. Ne jemi duke diskutuar të gjitha çështjet e hapura dhe një zgjidhje mund të gjendet për të gjithë nëse ka vullnet nga të dyja palët,” tha zëvendëskryeministri Bojan Mariçiç në një paraqitje televizive, duke shtuar se gjuha dhe identiteti nuk janë temë e negociatave me Bullgarinë.

Ai shtoi se nuk është e përcaktuar nëse dokumenti i rënë dakord me Bullgarinë do të jetë pjesë e kornizës negociuese, por gjithsesi ajo kornizë do të përmbajë elemente të asaj që është rënë dakord me Bullgarinë.

“Ne jemi të detyruar të jemi optimistë për fillimin e negociatave, por kjo nuk do të thotë se do të arrijmë marrëveshje me çdo kusht”, tha Mariçiq në Tv Sitel.

Zëvendëskryeministri ritheksoi se kur zgjidhja me Bullgarinë të përcaktohet në mënyrë më specifike, do t’i komunikohet opinionit dhe opozitës, sepse për disa pika do të duhet të harmonizohen pikëpamjet e të gjithë aktorëve politikë.

Advertisement

Mariçiq: Gjuha dhe identiteti nuk janë temë në negociatat me Bullgarinë dhe kjo duhet të jetë e qartë përgjithmonë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy