Mariçiq: Kemi marrë vendim historik, nuk ka asnjë mundësi për asimilim të maqedonasve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, në një intervistë për “Politika” serbe ka thënë se Qeveria iu përgjigj me përgjegjësi të gjitha sfidave me të cilat është përballur gjatë dialogut me Bullgarinë dhe Bashkimin Evropian dhe se në të gjitha dokumentet që janë bërë publike, përfshirë edhe Protokollin, ka arritur të mbrojë gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Nuk ka asnjë shans për asimilim, bullgarizim apo pretendim territorial. Përkundrazi, ne morëm një propozim evropian që na lejon të fillojmë negociatat me Unionin menjëherë, me gjuhë dhe identitet të mbrojtur maqedonas, dhe në të njëjtën kohë kemi një dokument kompromisi që do të na mundësojë, brenda një kuadri tashmë të përcaktuar detyrimesh për të dyja palët, për të t’i tejkaluar më shpejt çështjet e hapura me Bullgarinë”, tha Mariçiq.

Në pyetjen se a janë të mundshme pengesa të ardhshme në rrugën drejt Bashkimit Evropian, zëvendëskryeministri Mariçiq u përgjigj se në politikë nuk mund të parashikohet gjithçka dhe se nuk ka garanci për asgjë, por se kjo qeveri ka një vullnet për të ecur përpara drejt synimi që është vendosur brez pas brezi, pra anëtarësimi i plotë në BE.

Në intervistën për “Politika”, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Mariçiq tha se megjithëse rruga jonë për në Bruksel ishte e vështirë dhe pengesat dhe sfidat arritën të konfirmojnë të ardhmen evropiane të vendit, duke marrë një vendim historik me të cilin Maqedonia e Veriut e nis garën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi bëhemi shtet negociues.

Advertisement

Mariçiq: Kemi marrë vendim historik, nuk ka asnjë mundësi për asimilim të maqedonasve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy