Mariçiq: Me sukses fillon faza e parë e regjistrimit të popullsisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq bashkërisht me zëvendësin e tij, Agim Nuhiu dhe me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski dhe drejtorin e Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Marjan Spasovski sot vëzhguan regjistrimin që bëhej te të burgosurit.

Në entin ndëshkimor përmirësues regjistrimi filloi në kohë dhe po zhvillohet në mënyrë të mirë.

“Mendoj se të gjitha diskutimet përfunduan javën e kaluar pasi që Eurostat vërtetoi me deklaratë publike se Ligji për regjistrim dhe metodologjia me të cilën zbatohet regjistrimi janë bërë sipas standardeve më të larta”, tha ministri Mariçiq.

Sipas tij, me këtë vërtetim të gjitha dilemat janë zbardhur dhe se tani duhet të kemi besim në regjistrimin për shkak se janë vërtetuar rregullat dhe standardet me protokolle për pandeminë e coronavirusit.

Advertisement

Në entin ndëshkimor përmirësues në Kshanje me sukses fillon regjistrimi/Telegrafi/

Mariçiq: Me sukses fillon faza e parë e regjistrimit të popullsisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy