Mariçiq në fillim e skriningut: Barra kryesore e negociatave do të jetë mbi administratën tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dua të falënderoj dhe të përgëzoj Komisionerin Varhelyi për të gjitha përpjekjet e tij që nga fillimi i mandatit të tij për të arritur këtu ku jemi sot. Pa ndihmën dhe mbështetjen tuaj ne nuk do të ishim këtu sot. Ju falënderoj edhe në emër të Qeverisë sonë edhe në emër të qytetarëve tanë, kështu zv. kryeministri Bojan Mariçiq foli në gjuhën maqedonase në takimin për fillimin e procesit të skriningut.

Mariçiq theksoi se Maqedonia e Veriut këtu sot është me meritë dhe fillon me skriningun.

“Në të gjitha vitet e kaluara në pritje, nuk kemi devijuar asnjëherë nga forcimi i institucioneve dhe kapaciteteve tona administrative. Ne vazhdimisht po rrisim kapacitetet tona për përkthimin e legjislacionit të BE-së në gjuhën maqedonase dhe vetëm vitin e kaluar kemi përkthyer 17.000 faqe të legjislacionit të BE-së. Hapat që kemi ndërmarrë janë një bazë solide për sfidat që do të vijnë më tej në këtë proces”, tha Mariçiq.

Ai në fjalimin e tij shtoi se propozon që të mbahen takime shtesë në nivel teknik me përfaqësues nga BE-ja me administratën tonë, ku do të prezantohet në mënyrë plotësuese se si do të zbatohet metodologjia e re e anëtarësimit.

Advertisement

“Procesi i skriningut është një element thelbësor i negociatave të anëtarësimit, pasi do të na japë një pasqyrë të qartë se ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë në vitet në vijim. Ekzaminimi shpjegues nuk është i ri për institucionet tona. Jam i bindur se bazuar në mësimet e nxjerra do të jetë më e lehtë për ne që të përgatitemi për përditësimin e ligjit të BE-së”, shtoi ai./Telegrafi/

Mariçiq në fillim e skriningut: Barra kryesore e negociatave do të jetë mbi administratën tonë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy