Zëvednëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve u shpreh tha nuk është mirë të përmendet afatet rreth përfshirjes së pakicsës bullgare në Kushtetutë, por Qeveria është që kjo të bëhet para anëtarësimit të vendit në BE.
“Qeveria jonë disa herë theksoi se për shkak të konceptit tonë të Kushtetutës që u miratua në vitin 2001 me Marrëveshjen e Ohrit, nuk kemi problem t’i përfshimë në Kushtetutën tonë edhe bashkësitë tjera që nuk janë përfshirë si ajo kroate, malazeze dhe bullgare”, tha Tha Mariçiq.
Ai sqaroi se qëndrimi i tyre si qeveri është që kjo të bëhet para anëtarësimit të Maqedonisë në BE.
“Gjatë periudhës së ardhshme do të kemi dialog të hapur me BUllgarinë për të gjetur mënyrë se si do të zgjidhet kjo çështje”, tha Mariçiq./Telegrafi/
The post Mariçiq: Ne jemi për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë para hyrjes në BE appeared first on Telegrafi.